Friday, November 22, 2024

Mbyllet java e 17-të e Superiores. Egnatia shkëputet, plus 5 në krye. Vllaznia mes katër më të mirave

Lexo

Me ndeshjen e mbrëmjes së sotme, Skënderbeu-Laçi, e fituar nga kurbinasit me rezultain 0 me 1, është mbyllur java e 17-të e kategorisë Superiore. Me fitoren 1 me 2 ndaj Dinamos dhe barazimin 1 me 1 të Partizani në transfertë me Kukësin, Egnatia me 37 pikë, shkëputet në krye me plus 5 pikë nga të kuqtë që i ndjekin nga pas.

Ndërkohë, fitorja e sotme e Vllaznisë në transfertë me Tiranën, e ngjitë Vllazninë mes katër skuadrave më të mira të kampionatit duke qënë me pikë të barabarta nga 23, me bardheblutë. Skuadra këto që mbaj vendin e tretë dhe të katërt së bashku.

Një fitore e mundshme e korçarëve, do ta përmbyste këtë renditje, se do të ishte Skënderbeu në vendin e tretë mbi Tiranën dhe Vllazninë. Por, humbja në stëpi me Laçin i stopon korçarët në vendin e pestë, një më pak sesa Vllaznia dhe Tirana.

Ndërkohë, tre pikëshi i marrë në transfertën korçare ishte me shumë peshën për Laçin, i cili largohet nga zona e “ftohtë” e fundtabelës së klasifikimit duke u pozicionuar ne vendin e gjashtë me 20 pikë, një pikë më shumë se Dinamo e vendit të shtatë.

Kukësi dhe Erzeni mbajnë vendin e tetë dhe të nëntë me nga 18 pikë duke lënë në fund Teutën që mbyll tabelën me 16 pikë.

 Rezultatet e javës së 17-të Abissnet Superiore

KUKËSI-PARTIZANI, 1-1
DINAMO-EGNATIA, 1-2

TIRANA-VLLAZNIA, 0–1
ERZENI TEUTA, 0–0
LAÇI-SKËNDERBEU, 0–1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img