Wednesday, February 21, 2024

Mesi “snobon” Henrinë, nuk e zgjedh në 11-en ideale

Lexo

Në një intervistë për “Goal Arabia”, Leo Mesi ka habitur jo pak me emrat e zgjedhur pasi i kërkuan të formojë formacionin e tij ideal. Në portë nuk ka surpriza pasi Mark-Andre Ter Shtegen është në portë. Edhe në mbrojtje nuk ka shumë surpriza pasi Mesi përzgjodhi Dani Alvesh, Karles Pujol, Havier Maskeranon dhe Hordi Albën.

Në mesfushë argjentinasi nuk hoqi dorë nga skuadra fituese duke zgjedhur Ksavi Hernandez, Andres Iniestën dhe Ronaldinjon. Në repartin e avancuar ka ardhur edhe përgjigja që s’pritej pasi “Pleshti” nuk zgjodhi veten e tij për të plotësuar repartin, i cili përbehet nga Kialian Mbape, Suarez dhe Nejmar.

Nëse zgjedhja e Suarez dhe Nejmar dukej diçka e pritshme fakti i “aktivizimit” të Mbapesë habiti jo pask, pasi në këtë mënyrë lojtari i Inter Majemit “snoboi” një ish-shok skuadre si Tierri Henri. Ky i fundit qëndroi në “Camp Nou” tri vite së bashku me Mesin duke shënuar 49 gola në 121 ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img