Saturday, July 27, 2024

Mbyllet miqësorja, FK Decic 1-1 KF Vllaznia

Lexo

Është mbyllur në barazim 1 me 1 miqësorja e Vllaznisë ndaj Deçiçit të Tuzit në Podgoricë të Malit të Zi e luajtur në stadiumin OFK Titograd Podgorica.

Ashtu siç pritej, kjo sfidë do të shërbente si test për Memellin i cili e zhvilloi ndeshjen me dy formacione të ndryshme duke e nisur me formacionin e dytë. Të parët që shënuan në minutën 35′ ishin kuqeblutë me anë të Çobës për të cilin asistoi saktë Delaj. Pjesa e parë u mbyll në avantazh për Vllazninë.

Në pjesën e dytë trajneri Memelli ndryshoi formacionin duke aktivizuar titullarët. Rastet nuk munguan në të dy kampet respektive ku protagonist ishin Vulaj dhe Camaj për Deçiç. Në minutat shtesë erdhi dhe goli i barazimit për tuzianët nga Stipoviç pikërisht në minutën 93′ duke vulosur kështu shifrat 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img