Saturday, July 27, 2024

Shqipëria U-21/ Kuqezinjtë e nisin me fitore në Armeni

Lexo

Armenia(4-2-3-1): Matinjan,Mnacakanjan,Muradjan,Simonjan,Aventisjan,Manukjan(Manveljan 46),Pilojan,Alaverdjan,Iskenderjan,Tarakçjan, Vardanjan(Hakobjan 46) Trajner:Rafael Nazarjan

Shqipëria(4-3-3):Simoni,Ismaili(Mjaki 61),Bajrami,Dajko,Buxhelaj,Berisha,Pecani(Nikaj 88),Bibo(Asani 46)(Qefalia 82),Kurtulan(K.Shpendi 82),Shpendi,Rexhepi Trajner:Alban Bushi

Arbiter:Radoslav Gidzhenov(Bullgari)

Shqipëria U-21 e nis me fitoren 1-2 ndaj Armenisë fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Shpresat e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë aty ku realizuan edhe te dy golat e takimit. I pari që shënoi ishte Stiven Shpendi në minuten e 28-të. Sulmuesi që është pjesë e Empolit në Serie A, realizoi një gol vërtetë të bukur teksa lëvizi mirë nga e majta e sulmit dhe me një goditje teknike mposhti portierin kundërshtar.

Nëntë minuta më pas, Shqiperia gjeti sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë me anë të Arlind Rexhepit, i cili përfitoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në cepin e portës. 0-2 dhe në fraksionin e dytë të besuarit e Bushit kujdesen për të menaxhuar avantazhin e dyfishtë.

Gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan lehtë dhe shkurtuan diferencat në të 86-ën me anë të Tarakçjan, i cili edhe pse nga një kend i vështirë arriti të mposht portierin Simon Simoni.

Por për fat të mirë, kuqezinjtë e mbrojten me fanatizëm deri në fund rezultatin pavarësisht shtesës prej 14 minutash, kjo edhe për shkak të mungesës së ndriçimit për disa minuta në pjesën e dytë.

Megjithatë, rëndesi ka që kualifikueset, Shqipëria U-21 i nis në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë tre pike të arta në një grup ku bën pjesë edhe Finlanda,Rumania,Mali i Zi dhe Zvicra. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo ndaj Rumanisë në shtëpi me datë 12 shtator.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img