Mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë, Tirana-Vllaznia. Dominim total i kuqebluve

Lexo

- Reklamë -spot_img

1 minutë heshtje mbajtur nga të dyja skuadrat dhe të gjithë të pranishmit në në “Air Albania” përpara ndeshjes Tirana-Vllaznia në nderim të legjendës së futbollit shqiptar, Ramazan Rragami, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme në moshën 77 vjeçare,

Më pas e ka pasur radhën fusha e lojës, ku kuqeblutë e Vllaznisë kanë dominuar tërësisht 45 minutat e para. Një lojë plot ritëm, presion i vazhdueshëm në portën kundërshtare, raste të shumtë shënimi, por goli nuk ka dalë në dritë.

Nga ana tjetër, në fushë është parë një Tiranë, që edhe pse luante si pritëse, ka qënë gjatë të gjithë kohës e tërhequr, ndërkohë që shumë pak ka menduar për sulmin.

Për t’u theksuar në këtë pjesë loje ishin dy moment. I pari në një moment dëmtimi të sulmuesit Viktor Sa Silva, ku në radhët e stafit teknik u konstatua një konfuzion i vertete në lidhje me zëvendësimin e brazilianit. Boshnjaku Mustedanagiç është hedhur në fushë në vend të Da Silvës, ndërkohë që pas mjekimit të tij, braziliani ka tentuar të rifutet në fushë për të vijuar ndeshjen pa e ditur se është zëvendësuar. Nga sa është parë, zëvendësimin e Da Silvës nuk e ka konstatuar as stafi mjekësor, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi tek braziliani Da Silva, i cili është parë të lërë pistën e “Air Albania” tejet I irrituar me trajnerin Brdariç për vendimin që ato morën për zëvendësimin e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img