Saturday, November 23, 2024

Medalje për ditëlindje-Shkodrani, Sajmir Lagja, i treti në Baterinë B-Botërori i Peshëngritjes për të rinjë

Lexo

Peshëngritësi i talentuar shkodran, Sajmir Lagja, djali i ish peshëngritësit kampion, sot trajner i Vllaznisë dhe i komnbëtares kuqezi, ishte përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, që po zhvillohet në Kretë të Greqisë, teksa të mërkurën ka konkurruar në Baterinë B të peshës 67 kilogram.

Një përfaqësim dinjitoz i peshëngritësit tonë kuqezi, që rezultatet pozitive të arritura në Botërorin e Kretës për të rinjë, për koiçidencë i arrin në ditën e përvjetorit të tij të lindjes.

Në shkëputje e ka nisur provën e parë me 95 kilogram, të cilën e ka realizuar me sukses. Madje i suksesshëm është dhe në provën e dytë me 100 kilogram dhe në të tretë me 102 kilogram duke u renditur i dyti në këtë stil.

Në shtytje në provën e parë ka dështuar me 120 kilogram për ta realizuar atë në të dytën, ndërsa më pas ka qenë i pamundur për të ngritur 126 kilogram. Dhe si rrjedhojë është renditur i treti në këtë stil, ndërsa me dygarëshin 222 kilogram u klasifikua po i treti në Baterinë B të peshës deri në 67 kilogram.

Vëmendja e peshëngritjes shqiptare do të jetë të premten në mesditë, ndërsa në Baterinë A të peshës 81 kilogram do të jenë në pedanë Ertjan Kofsha, i cili me deklarimet paraprake renditet në tre vendet e para. Peshëngritja shqiptare premton të ketë medalje në këtë Botëror, sikurse do të mund të ndodhë dhe në Kampionatin Europian të të rriturve, i cili më 25 maj – 5 qershor do të zhvillohet në Tiranë.

Veriu Sport, gjen rastin të urojë peshëngritësin e talentuar shkodran, Saimir Lagja për ditëlindjen-Edhe 100 të tjera, dhe në të njëjtën kohë edhe për rezultatet e arrituara në peshën e tij deri në 67 kg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img