Tuesday, May 7, 2024

FSHF-Mblidhet Komisioni i Futbollit të Fëmijëve e të Rinjve-diskutohet për strategjinë e masivizimit të futbollit të moshave

Lexo

Komisioni i Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve në FSHF ka zhvilluar sot mbledhjen e parë, ku anëtarët e komisionit u njohën me funksionimin e departamenteve përkatëse si Drejtoria e Futbollit të Bazës dhe e Garave dhe rolin që luajnë në organizimin e kompeticioneve tek të rinjtë.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, që drejtohet nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Pano Xhixho dhe ku merr pjesë si anëtar Genc Tomorri, u diskutua çështja e masivizimit të futbollit të fëmijëve si një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Federatës Shqiptare të Futbollit. Një nga diskutimet ishte afrimi i më shumë fëmijëve të grup-moshave U7-U11 djem dhe veçanërisht vajzave, pasi fillimi i sportit në moshë të vogël rrit më shumë mundësinë e vazhdimësisë dhe dëshirës për të vazhduar futbollin.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se kjo grup-moshë ka më shumë mundësi të afrohet me sportin e futbollit prandaj dhe fokusi i një plani vjetor sipas strategjisë për sezonin e ardhshëm do të përqendrohet kryesisht në këto mosha.

Gjithashtu, komisioni vlerësoi se përmirësimi i klimës së përgjithshme për afrimin e fëmijëve është edhe reduktimi ose heqja e kampionatizimit për grup-moshat nga U7 deri tek U11, duke marrë shkas nga presioni i panevojshëm kompetitiv te këto grup-mosha. Komisioni do të mblidhet në javët në vijim për të diskutuar sërish për plane konkrete dhe duke marrë në analizë edhe opinionet nga klube, akademitë dhe trajnerë të moshave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img