Monday, November 25, 2024

Mehmeti: Ndeshja të spostohej, gara e pabarabartë

Lexo

Partizani luan nesër në 17:45 me Vllazninë në “Elbasan Arena”. Sfida vlen për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Numri një i stolit të Partizanit “qan” aktivizimin e Carës dhe Markut dje me Shpresat e Shqipërisë dhe dëmtimin e Rrapaj po me Kombëtaren. 

“Të tilla periudha pause të ndihmojnë shumë jo vetëm në aspektin fizik por edhe në atë mental. Jemi munduar që skuadra të futet në ritmin e duhur. Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë si volum loje por s’kemi shënuar. Skuadra të ndryshojë në 20 metrat e fundit si sillet në fushë.

Statistikat janë për t’u thyer, kundërshtari ka vlerat e tij. Duam të jemi në ekuilibër 90 minuta. Janë dy ndeshje për kualifikimim dhe duhet të jesh fanatik në detyrat e duhura. Shkalla e vështirësisë është. Kemi dy mundësi si rezultat dhe të jemi pragmatistë.

Tifozët janë lojtari ynë i 12 dhe nuk ia dalim dot pa ta. Duke qenë pjesë e jona mbështetesë, na japin shtysë. Duam të na mbështesin.

Duke pasur parasysh ndërrimin e trajnerit te Vllaznia, unë e njoh Plorin. Ka qenë pjesë e stafit dhe do ketë pak ndryshime. Nuk ka pasur kohë për injektimin e filozofisë së tij. Kur ndërrohen trajnerët ka gjithmonë surpriza.

Organzimi i skuadrës është te grupi dhe jo indidvidi. Kjo pjesa e ndeshjeve të kombëtares të zgjdhej ndryshe. Si Cara dhe Marku kanë luajtur 90 minuta te Shpresat, ngarkesa e madhe ndihet. Rrapaj u dëmtua te Shpresat, na ka ndikuar sepse kemi 30 përqind të skuadrës. Nuk trembemi dhe nuk nxjerrim justifikime.

Faza defensive – Dua të jemi mirë në 20 metrat e fundit, të jemi cinik. Kjo është ideja. Situatat dhe sportistët që janë në fushë e kuptojnë, i di edhe pse nuk finalizohen. Është gjendje emocionale dhe i mbështes. Lojtarët të jenë më profesionistë në stërvitje.

Të tilla ndeshje duhet të përgatiten në aspektin mental dhe psikologjik. Mundësia e dy ndeshjeve të jep një bonus më shumë dhe ke mundësi të reagosh.

Mundohem që të jap maksimumin dhe e kam theksuar që çdo ndeshje ka historinë e vet, nisem sesi luan kundërshtari. Marr cilësitë e tyre dhe di dobësitë për ta goditur. Të fokusohemi te vetja.

Lojtarët nuk merren me statistikat, është çështje e momentit dhe çfarë ngarkese emocionale merr. Kjo është punuar te ne, për të dhënë maksimumin.

Nuk mund ta paragjykoj ndeshjen, kanë historitë e veta. Nuk e mendoj se kundërshtari do na mundë me 2 apo tre gola. Të mendojmë për nesër dhe jo për atë të ardhshme. Vllaznia bën një lojë atraktive dhe të lë të luash. E respektojmë.

Ndeshja të spostohej në datë tjetër, kemi një lojtar të dëmtuar dhe 2 që luajtën dje me Shpresat. Është ngarkesë e madhe për lojtarët. Duhet të ishte llogaritur më ndryshe që gara të ishte e barabartë”, tha Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img