Thursday, December 26, 2024

Memelli: “Bëmë mirë deri te shënimi i golit të parë, duhet të shohim përpara me pozitivitet”

Lexo

Vllaznia është mundur nga Egnatia me rezultatin 0-2 në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Pas humbjes, trajneri Memelli është shprehur:

“Raportet në lojë nuk i kishim të njëjta, pas daljes së Dragoshit me të kuq u prishën ekuilibrat në lojë. Kur luan me një kundërshtar si Egnatia, me cilësi dhe me inferioritet numerik gjërat vështirësohen.

Bëmë mirë deri te shënimi i golit të parë, ku mund ta kishim eleminuar atë episod pasi e kemi punuar edhe në stërvitje, pastaj u bë akoma edhe më e vështirë kur gabuam me një pasim te goli i dytë. Gjërat vështirësohen dhe nuk ke kohë më për të rikuperuar në rezultat.

Kemi vuajtur këtë ndeshje sepse përpos mungesave luajtëm edhe me një lojtarë më pak, por këto janë pjesë e lojës dhe duhet të shohim përpara me pozitivitet sepse vijnë ndeshjet shumë shpejt.

Nuk kam diskutim për pjesën e arbitrimit. Do shohim moviolën me qetësi dhe do të nxjerrim konkluzionet. 

Bëmë mirë në fazën mbrojtëse, por janë episodet qe nuk duhet të kishim gabuar. 

Rezultatet ndikojnë të lojtarët, por duhet të shohim përpara dhe duhet të rikuperojmë lojtarë që të jemi me kontigjent të plotë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img