VLLAZNIA-EGNATIA 0-2 (48′ Isgandarli, 90′ Duamena)
Egnatia duket se është kthyer në “macen e zezë” për Vllazninë, teksa ka mundu përsëri kuqeblutë 0-2 në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida nuk nisi mirë për Vllazninë pasi që në minutën e 16-të, Dragoshi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Spahiut. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, në minutën 48, ekipi i Tetovës kaloi në avantazh me anë të Isgandarlit. Në vijim rrogozhinasit administruan me kujdes lojën duke ndaluar ofensivën e kuqebluve që nisën të sulmonin, por pa rezultat. Në fund, një gabim i Stojanoviç solli edhe golin e rezultatit përfundimtar 2-0 nga Duamena, duke bërë që Egnatia të largohej nga Shkodra përsëri me një fitore, ashtu siç kishte ndodhur edhe në edicionin e kaluar.
Kjo fitore kishte një shije më të veçantë, pasi u siguroi rrogozhinasve njëkohësisht edhe kryesimin të vetëm në Superiore me 13 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e katërt me 8 pikë.