Tuesday, November 26, 2024

Memelli: “Kur ke superioritetin numerik ke presion për rezultatin, ishte ndeshje e balancuar”

Lexo

Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit ka përfunduar në barazim 0-0 në “Loro Boriçi”, sfidë e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes, foli trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli për MCN TV:

“Përveç pjesës së kartonit të kuq të Partizanit, zhvillimi i lojës nuk na shkoi ashtu siç duhej. Duhet të bënim më tepër në minutat e mbetura. Futëm Smajlin i cili sapo ka ardhur nga ekipi i Shpresave me të cilët ka luajtur 100 minuta. Por që gjithsesi kur luan me një skuadër kompakte si Partizani është pak e vështirë. Qendra e Partizanit ishte e mbyllur mirë dhe ne provuam nga krahët. Por ishte një ndeshje e balancuar ku asnjëra nga skuadrat nuk i lanë mundësi njëra-tjetrës. Ky rezultat është i drejt përgjatë 90 minutave.

Ku mendon se çaloi Vllaznia për të fituar ndeshjen? Gjithmonë kemi këtë vështirësitë në 30 metrat e fundit, edhe pse në dy ndeshjet e para kemi shënuar goxha. Por Partizani mbrohej me 8 lojtarë plus Bintsouka. U përpoqëm pasi djemt dhanë maksimumin për të marrë 3 pikët.

Me 10 lojtarë dhe superioritet numerik, i’u favorizoj apo jo? Loja do të ishte më e hapur nëse Partizani do të ishte me 11 lojtarë. Ata janë një skuadër e organizuar. Gjithsesi duhet të bënim më mirë pasi gjithmonë një lojtar i joni është i lirë. Por kur ke superioritetin numerik ke presion për rezultatin.

Çfarë i the lojtarëve për të shfrytëzuar skemat? Duhet të shtonim më shumë volumin në krah. Smajli është një lojtar që mban më tepër topin në këmbë. Gjithsesi e thashë se problematika e Smajlit është që ka bërë minuta me ekipin e Shpresava dhe ka risk dëmtimesh. Djemtë duhen falënderuar, sepse bënë gjithçka për të marrë 3 pikët, por ky është futbolli“, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img