Sunday, May 5, 2024

Zekic: “Një skuadër si Partizani duhet të gjejë personin që të shënojë”

Lexo

Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s kanë arritur të rezistojnë në “Loro Boriçi”, pavarësisht se kanë luajtur në disavantazh numerik. Pas përfundimit të ndeshjes, ka folur trajneri Zoran Zekic për “MCN TV”:

“Ne kemi luajtur 85 minuta me një lojtar më pak, vuajtëm dhe duhet të ndërtonim diçka në këtë ndeshje. Sot treguam karakter, ishim të disiplinuar, si duhej ta bënim me 11 lojtarë. Ishim mirë me topin, në pjesën e parë kishim shumë mundësi. Kishim shanse por nuk shënuam. Ky është problemi ynë, se nuk shënojmë. Një skuadër si Partizani duhet të gjejë personin që duhet të shënojë se ashtu mund të ngjitet edhe më lart.

Ne deshëm të fitonim, shtymë lojtarët të krijonin raste e shënonin. Në një ndeshje të tillë mund të shënosh me goditje këndi apo godite dënimi. Bintsuka kishte një shans 100% për të shënuar, Rrapaj goditi shtyllën, edhe Mba kishte në fund 100% shans që të shënonte. Por çfarë të themi, ky është futbolli. Për këtë përgatitemi në stërvitje, edhe 8 kundër 10. Shpresoj që lojtarët të kenë marrë diçka nga kjo ndeshje dhe nga tani lojtarët që kanë qenë të dëmtuar të kthehen e të mund të bëjmë më mirë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img