Sulmuesi shtatlartë i Akademisë Vllaznia dhe i kombëtares shqiptare U-19, Albi Shpuza ka zgjedhur kampionatin e futbollit turk për të vijuar karrieren e tij sportive.
19 vjeçari, i cili më herët ka qënë pjesë edhe ekipit KF Shkodra pati një përvojë të mirë tek Dinamo me të cilën u stervit për disa javë, por ndërkohë me ndërhyrjen e menaxherit të tij, ish futbollistit të njohur shkodran, Çlirim Basha, ai udhëtoi drejt Turqisë ku kreu disa seanca stervitore pranë ekipit Antalyaspor.
Sipas Bashës, përformanca e Albi Shpuzës ka qënë e shkëlqyer gjatë ditëve stervitore duke bërë që drejtuesit e klubit Antalyaspor të Superligës turke të japin menjëherë OK për mbajtjen e shkodranit në skuadrën e tyre. Gjithnjë sipas menaxherit Basha, Albi Shpuza do të jetë pjesë e ekipit të parë, por ndërkohë do të ketë mundësi të luajë edhe për ekipin U-19.
Pas Ok dhënë nga stafi teknik, drejtuesit e klubit kanë rënë në parim dakort për kontratën, e cila do të firmoset sapo të mbërrijë i plotë dokumentacioni i Albi Shpuzës në klubin e tyre.