Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar zyrtarisht përbërjen e grupeve të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/2027 duke përcaktuar skuadrat që do të garojnë në dy grupet e kampionatit.
Grupi A
Lushnja,Shiroka,Erzeni,Tërbuni,Luzi 2008,Veleçiku,Naftëtari,Gramshi,Basania,Vllaznia B,Partizani B dhe Eagle.
Grupi B
Luftëtari,Apolonia,Butrinti,Bylis B,Maliqi,Tomori,Devolli,Delvina,Këlcyra,Albpetrol dhe Memaliaj.
Në total 23 skuadra do të marrin pjesë në këtë edicion të Kategorisë së Dytë, e ndarë në dy grupe rajonale.
Grupi A përbëhet nga 12 ekipe ndërsa Grupi B nga 11 skuadra të cilat do të synojnë objektivat e tyre gjatë sezonit të ri me ambicien për të siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Sezoni 2026/27 pritet të sjellë rivalitete interesante me emra të njohur të futbollit shqiptar dhe skuadra tradicionale që synojnë rikthimin në nivelet më të larta të futbollit në vend.
Fatos LAMAJ


