Saturday, February 1, 2025

Merkato-Ardit Hila, nga Elbasani kalon tek ekipi Prishtina e Re-Liga e Parë e Kosovës

Lexo

Njoftimi i AF Elbasani

Njoftojmë arritjen e marrëveshjes me ekipin Prishtina e Re për transferimin e mesfushorit në formë huazimi. Ardit Hila do të jetë pjesë e klubit kosovar deri në fund të sezonit”, ishte njoftimi i Elbasanit që bëri të ditur lëvizjen e një prej futbollistëve që mendohej se do të ishin pjesë kyçe e këtij cikli të ri të verdhebluve në Superiore.

Prishtina e Re është skuadra e cila kryeson Grupin B të Ligës së Parë kosovare dhe shihet si kandidate kryesore për ngjitjen në elitë. Mbetet të shihet nëse Hila do të vazhdojë të jetë pjesë e saj edhe pas përfundimit të këtij sezoni, apo do të kthehet në Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img