Sinjalet e një mosmirëkuptimi në mes KF Vllaznia dhe Geralb Smajlit kishte kohë që komentohej në opinionin sportiv. Nga sa bëhet e ditur, vetë futbollisti ishte i dyzuar në qëndrimin apo jo me klubin kuqeblu, por negociatat mes drejtuesve të Vllaznisë nga njëra anë dhe Smajlit së abshku me menaxherin e tij Arbi Laçi nga ana tjetër, në vend që të afronin më shumë futbollistin drejt firmës me kuqeblutë e larguan edhe më tepër.
Në këto kushte, klubet e interesuara për shërbimet e tij, brenda dhe jashtë Shqipërisë u futën në garë me njëri tjetrin, derisa fitues doli kampionia e Kosovës, FC Ballkani duke e vënë talentin shkodran në dispozicion të trajnerit tiranas, Ilir Daja.
Lajmin në fjalë e bën të ditur klubi kosovar përmes një njoftimi për shtyp, por edhe vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Njoftimi i FC Ballkani
“Të dashur tifozë,
Skuadra jonë është përforcuar në krahun e djathtë edhe me një mbrojtës fantastik.
Geralb Smajli, i cili ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, tashmë është veshur portokall e zi, duke nënshkruar kontratë me FC Ballkanin deri në vitin 2028. Ardhja e Geralbit do të jetë armë shtesë e jona në rrugëtimin evropian si dhe edicionin e ri të Superligës. Futbollistit i urojmë sa më shumë suksese, drejt objektivave tona të përbashkëta.”
Postimi i Geralb Smajlit
“Pershendetje nga sot jam zyrtarisht pjese e ekipit kampionFC BallkaniDua te falenderoj te gjithe ato qe me besuan te veshe kete fanelle qe ka shkruar dhe vazhdon ta shkruaj historine ne europe,jam shum i lumtur qe jam pjese e juaja do jap me te miren.”