Turqia mund Austrinë dhe rikthehet pas 16 vitesh në çerekfinalet e një Evropiani

Turqia ka prerë një biletë për në çerekfinalen e Europianit. Ekipi i drejtuar nga Montella triumfoi 1-2 ndaj Austrisë, në supersfidën e luajtur sonte.

Demiral zhbllokoi ndeshjen që në minutën e parë, duke lëshuar sinjale të qarta. Mbrojtësi Demiral realizoi edhe golin e dytë për turqit, duke i dhënë kështu qetësinë e duhur skuadrës. Të besuarit e Ragnick u futën në lojë me Gregoristsch por pa mundur dot të ndryshojnë rrjedhën e takimit.

Turqia kështu në çerekfinale do të gjejë Holandën, në ndeshjen që luhet pas disa ditësh. Në krahun tjetër, Arnautovic me shokë duhet të kthehen në shtëpi, përpara kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu