Merkato-Kuqeblutë firmosin me një tjetër djalosh të talentuar të AF Vllaznia, shtatlartin Erigestino Pepnikaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mbrëmja e sotme e 27 gushtit 2026, do të mbetet një kujtim i veçantë për djemtë e rinj të rritur në AF Vllaznia.

Pas mesfushorit sulmues Sabion Bizi, i cili firmos kontratën e parë zyrtare me kuqeblutë, vjen firma tjetër zyrtare me KF Vllaznia.

Këtë radhë me Erigestino Pepnikaj, një tjetër talent kuqeblu, djaloshin shtatlartë që i përket repartit të mbrojtjes.

Futbollist ky, që përpos që ka spikatjes në radhët e AF Vllaznia, ka qënë i tillë edhe me ekipet kombëtare të moshave duke u konsideruar si një nga talentet e së ardhmes të futbollit shkodran dhe më gjërë.

“Erigestino Pepnikaj, një tjetër djalë i dalë nga zinxhiri i Akademisë Vllaznia, firmos kontratën e tij me klubin kuqeblu.

Rrugëtimi nga Akademia te ekipi i zemrës vazhdon me punë, përkushtim dhe krenari.

Suksese Erigestino! ”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img