Friday, September 20, 2024

Merkato-Prag Liga e Kampioneve në futboll femra. Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, përforcon skuadrën me portjeren e kombëtares Antigona Hyska

Lexo

Në pritje të muajit shtator, kur me datë 4 do të luajë ndeshjen e parë të kompeticionit Liga e Kampioneve në futbollit femra, Vllaznia në cilësinë e skuadrës kampione të Shqipërisë vazhdon përgatitjet në një fazë të ngarkuar me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Ashtu siç kishte premtuar edhe më herët, presidenti Lazër Matija nuk ka nguruar ta përforcojë skuadrën me element cilësor, ku pas një kontigjenti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, së fundmi pjesë e skuadrës kuqeblu është bërë edhe portjerja e kombëtares së Shqipërisë, Antigona Hyska.

Në kampionatin shqiptar të futbollit të femrave, sezonin e kaluar, Hyska ishte pjesë e Apolonisë së Fierit, ku me këtë rast, Vllaznia, jo vetëm që përforcon radhët e saj për ndeshjet Europiane, por në të njëjtën kohë dobëson edhe një kundërshtar të denjë në kampionatin shqiptar, siç është Apolonia nënkampione e Shqipërisë.

Pas kontratës me presidentin Matija dhe pozimit me uniformën kuqeblu, portjerja Antigona Hyska është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Nikolin Leka, i cili së bashku me konkurencën që gjen në ekip, duket se porta kuqeblu për ndeshjet europiane, por edhe për kampionatin shqiptar do të jetë e garantuar.

Dy javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare në përgatitjet që Vllaznia e futbollit të femrave, ndërkohë që në fillim të muajit shtator kampionet e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë, aty ku institucioni i UEFA-s ka planifikuar të luhen ndeshjet eleminatore të Ligës së Kampioneve të Europës, grupi 2.

Së bashku me Vllazninë, në këtë grup bëjnë pjesë edhe kampionet e Gjeorgjisë, Austrisë dhe Azerbajxhanit. Sfidën e parë, atë gjysmëfinale, Vllanzia do ta luajë me datë 4 shtator kundër ËFC Lanchkhutitë Gjeorgjisë, ku një fitore e mundshme e kualifikon në finalen e grupit 2 për t’u ndeshur me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal, mes kampioneve të Austrisë dhe Azerbajxhanit, SKN St. Pölten-Neftçi PFC.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img