Djali i ish kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka firmosur sot një kontratë të rëndësishme për karrieren e tij sportive. Që prej ditës së sotme ai është zyrtarisht lojtar i klubit anglez të Uotfordit ku do të qëndrojë për 4 sezone.
Roko, i cili përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka arritur të debutojë në sezonin e kaluar edhe me ekipin e parë të Sëlltik. Por mundësia për të luajtur më shumë te Uotford si dhe për t’u provuar në një futboll më cilësor si ai anglez, e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për karrierën e tij.
Në prezantimin zyrtar të tij ka qënë present edhe vetë babai i tij, Rudi Vata, i cili natyrisht që ndjehet krenar për ecurinë kaq pozitive të djalit të tij që nga viti në vitë po i rritë ndjeshëm shkallët e cilësisë sportive.