Sunday, November 24, 2024

Merkato-Shkodrani Erald Çinari largohet nga Partizani. Destinacioni, Liga e Parë turke me Samsunsporin

Lexo

Pas përfundimit të sezonit futbollistik 2020-2021, shkodrani Erald Çinari nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Burime pranë vetë futbollistit bëjnë të ditur se Çinari do të jetë pjesë e Partizanit në 90-të minutëshin e fundit të kampionatit dhe më pas, bazuar në mbarimin e kontratës përkatëse që ka të lidhur me Partizanin ai është lojtar i lirë.

Në këto kushte, gjithnjë sipas sinformacionit paraprak, Çinari do të bëhet pjesë e klubit turk të Ligës së parë Samsunspor, me të cilin ka nënshkruar një parakontratë më herët. Shkodrani ka qënë një ndër pikat më të forta të formacionit të të kuqve, ku pas heqjes së dënimit, ai luajti në 21 ndeshje duke shënuar tetë gola për Partizanin,  drejtuesit e të cilit e kanë pasur në planet e tyre për të vijuar bashkëpunim, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të mundësohet. Megjithatë, mbetet për t’u parë në nditët në vazhdim se si do të zhvillohet ngjarjet mes dy palëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img