Thursday, April 25, 2024

Starton Rrethi i 78-të Çiklistik i Shqipërisë, Bashkia Shkodër mundëson në çastet e fundit pjesëmarrjen e ekipit të Vllaznisë. Asnjë etapë në territorin e Veriut Shqiptar!

Lexo

Ka startuar sot Rrethi i 78-të Çiklistik i Shqipërisë. Në aktivitetin më të rëndësishëm të vitit, që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, marrin pjesë të gjithë ekipet e kampionatit shqiptar, si dhe ekipet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë dhe Belgjikës. Vllaznia si kampione kombëtare në fuqi ishte jashtë listës së pjesëmarrjes për arsye të mungesës së fondeve financiare, por në çastet e fundit, bashkia Shkodër mundësoi financiarisht pjesëmarrjen e ekipit kuqeblu.

Kështu që, formacioni kuqeblu me në krye trajnerin Leonard Kola do të konkurojë në pesë etapat e planifikuara nga organizatorët, duke filluar nga etapa e parë me itinerar, Tiranë-Korçë. Në vijim, etapa e dytë do të jetë me disa destinacione duke filluar nga Korça në drejtim të Plloçës së vogël-Podgorie-kthim në Korçë dhe në vijim pedalimi drejt Elbasanit. Etapa e tretë ka për itinerar pedalimin, Elbasan-Vlorë, e katërta Vlorë-Përmet, ndërsa etapa e pestë dhe e fundit që mbyllë Rrethin Çiklistik është ajo Përmet-Fier.

Një itinerar që nuk përfshihet fare pedalimi drejt qytetit të Shkodrës dhe anasjelltas. Një traditë kjo që realisht ka qënë sistematikisht e pranishme në çdo tur çiklistik duke i dhënë një emocion më shumë konkurimit të sportistëve, por në të njëjtën kohë edhe tifozërisë shkodrane. Për të cilën nuk dihet saktësisht se përse Shkodra dhe veriu shqiptar është penalizuar nga harta gjeografike e itinerarit të xhiros më të rëndësishme çiklistike shqiptare, që përpos të tjerave shërben edhe si promovim për turizmin e këtyre zonave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img