Saturday, February 1, 2025

Merkato-Shkodrani Klevis Bebeziqi, lë Olimpian e Ljubjanës për Teutën

Lexo

Vetëm 18 vjeç, por kohët e fundit shkodrani i talentuar Klevis Bebeziqi që i përket repartit të mesfushës ka qënë në fokus të specialistëve të futbollit, por edhe të menaxherëve, shqiptarë dhe të huaj. Pasi kaloi me sukses formimin e tij në ekipet zinxhir të klubin kuqeblu, deri tek Vllaznia U-21, Bebeziqi, preferoi një përvojë jashtë vendit.

Në tavolinën e menazherit të tij Agron Sulejmani, mbërritën disa oferta nga kampionatet jashtë vendit, por me kërkesën edhe të drejtuesve të klubit të njohur Olimpija e Ljubjanës, u vendos që të sistemohet tek ky klub ku kaloi edhe një sezon të suksesshëm.

Paralelisht me aktivizimet e rregullta në kampionatin slloven, në adresë të Klevis Bebeziqit nuk munguan ftesat e ekipit kombëtar U-21. Edhe pse 18 vjeçar, konkretisht me moshën më të vogël në ekip, tekniku Alban Bushi, jo vetem e kishte pjesë të grupit kuqezi për ndeshjet eleminatore të Euro 2023, por i besoj aktivizimin në fushën e lojës për dy sfidat më të rëndëshme ndaj Anglisë.

Pas përvojës një vjeçare në Slloveni, me ftesë të drejtuesve të klubit durrsak Teuta, Bebeziqi dhe menaxheri i tij Sulejmani pranuan me kënaqësi të bëhen pjesë e bregdetarëve. Sipas tyre, të qënurit pjesë e një skuadre pretendente për trofe në një kampionat të fortë, siç është ky i Superiores shqiptare, ia vlen për të testuar vetem, gjithnjë me synimin që prania tek Teuta të shërbejë si një trompolinë e kalimit në kampionate më të forta europiane.

Debutimi i parë i Bebeziqit me uniformën e Teutës ishte në miqësoren përgatitore që skuadra durrsake zhvilloi me Egnatian e Rrozhinës duke u bërë shkodrani i tretë pas Ildi Grudës dhe Uheidi Hoxhës, të cilët janë pjesë e Teutës, i pari për të tretin sezon me radhë, ndërsa i dyti ka firmosur rreth një muaj më parë për durrsakët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img