Thursday, May 2, 2024

Merkato-Teuta/Largohet Gjata, vjen argjentinasi Rodrigo Faust

Lexo

Klubi durrsak Teuta, është përfshirë në merkato, hyrje dhe dalje. Kështu sulmuesi 23 vjeçar Mario Gjata që ishte pjesë e Teutës gjatë pjesës së parë të sezonit dhe në 13 ndeshje të luajtura ka shënuar 1 gol ka kaluar tek Egnatia e Rrogozhinasve ku ka firmosur për 2 vite e gjysmë.

Ndërkohë, menjëherë pas largimit të Gjatës, durrsakët kanë zyrtarizuar një tjetër lojtar në repartin e avancuar të skuadrës së Teutës. Bëhet fjalë për Rodrigo Faust, 28-vjeçarin nga Argjentina, i cili ka qenë pjesë e Olancho FC në Honduras në pjesën e parë të sezonit, ndërsa një vit më parë spikati me fanellën e Petrovac në kampionatin malazez.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit. Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Rodrigo Faust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit durrasak.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img