Wednesday, May 8, 2024

Merkato-Vllaznia “blindon” sulmin. Shkodrani i Teutës Ildi Gruda dhe maqedonasi Dodev, gati për firmë!

Lexo

Revolucion jo, por mini po. E gjithçka nisi me vendosjen e Elvis Plorit në pankinë e largimin e papritur, por jo të pamotivuar të teknikut Goce Sedloski. Te Vllaznia po nxitojnë të jenë në unisens mes linjës drejtuese dhe teknikut të ri Migen Memelli: skuadër e fortë dhe e etur për rezultat. E me këtë ide kanë ardhur edhe dy goditjet e para, të dyja në repartin e sulmit.

Largimi me parametër zero i Kaina Nunes te Tirana është mbuluar me ardhjen e Ildi Gruda. Qendërsulmuesi e mbylli me Teutën dhe është kthyer në Shkodër për të luajtur me Vllazninë, që pas aventurës me U19. Shifrat e Grudës vërtetë ishin 4 gola e 3 asist, por ai e mbylli kampionatin në rritje. Lëvizja e dytë është ajo e firmës me Darko Dodev, që duhet të prezantohet në vijim. 25 vjecari është sulmuesi i majtë, por i aftë të luajë në të dy krahët.

Dodev është transferuar te kuqeblutë  nga FK Bregalnica Štip në kampionatin maqedonas. Arma e fortë e lojtarit janë driblimet në shpejtësi dhe 7 golat e 11 asist në 29 ndeshje në kampionatin e fundit janë një tregues i asaj që mund të ofrojë Dodev për Vllazninë. Natyrisht janë për tu administruar edhe situatat me rinovimet e atyre lojtarëve që janë në skadencë si Jonuzi, Latifi, Gurishta e Hoxhaj dhe duhen gjetur zëvendësuesit e atyre që janë larguar përfundimisht nga Shkodra si Heric e Aralica.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img