Friday, November 29, 2024

Merkato- Vllaznia, “dashuri” ish Jugosllave, pas qëndërmbrojtësit malazez Darko Bulatoviç, firmos edhe sulmuesi maqedonas Fahrudin Djurdjeviç

Lexo

Kuqeblutë duket se për sezonin e ri futbollistik 2021-2022 do të ketë në përbëjen e tyre jo pak futbollistë të ish Jugosllavisë. Brenda pak ditëve të merkatos janë bërë realitet dy blerje të shkollës ish jugosllave. I pari është qëndërmbrojtësi malazez, Darko Bulatoviç, që firmosi për llogari të klubit kuqeblu. Ndërkohë, që mbrëmjen e sotme numri i tyre shkon në dy. Kjo, për faktin se ka firmosur edhe një tjetër i ish republikave sllave. Bëhet fjalë për sulmuesin Fahrudin Djurdjeviç. Është KF Vllaznia që e konfirmon zyrtarisht një gjë të tillë.

“KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjeviç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm dhe do të bashkohet me të nesër në Podgoricë për të udhëtuar së bashku më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjeviç është 29 vjeç dhe përpos aktivizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë si në ndeshjet europiane ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar. Ëelcome Fahrudin Djurdjeviç!”, citohet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img