Friday, May 17, 2024

Merkato-Vllaznia në kërkim të përforcimit të mbrojtjes. Synohen Belica dhe serbi Stojanoviç

Lexo

Në Shkodër i përfunduan daljet në skuadër e tani janë të përqendruar te afrimet, për t’i garantuar Migen Memellit, organikën e përshtatshme për objektivat e klubit. Në tavolinën e drejtorit sportiv Elvis Plori është plot me profile lojtarësh e me portën të blinduar nga të dy portierët Zogoviç e Qarri nën kontratë, në fokus është mbrojtja.

Largimi i Bulatoviç dhe Dajan Shehit e dalja pa kontratë e Gurishtës e kanë bërë emergjente ndërhyrjen. Dy janë shënjestrat me shumë mundësi të realizueshme, edhe sepse kanë rënë dakord në parim me drejtuesit kuqeblu.

Milosh Stojanoviç ishte një nga pikat e forta të Kastriotit sezonin e kaluar. 34 ndeshje e një gol për 26 vjecarin serb që ka qenë edhe pjesë e kombëtares U21. Qendërmbrojtësi është i joshur nga ideja për të luajtur në “Loro Boriçi”, por zyrtarizimi duhet ende të presë. Në të njëjtat pozita është edhe Egzon Belica, një njohje e vjetër e Superiores. Ish-lojtari i Partizanit, nëse nuk ndodhin kthesa të befasishme, duhet të firmos të shtunën.

Puna për rindërtimin e skuadrës sigurisht që nuk mbaron me kaq, por nëse në sulm, Balaj, Coba, Mala dhe ardhja e Grudës i kanë siguruar numrat, për mesfushën gjithcka mbetet peng i Jonuzit. Mesfushori është në skadencë kontrate, por nuk ka kthyer ende përgjigje për të ardhmen, ashtu si Gurishta. Një situatë që e mban pak a shumë pezull klubin, që duhet të ketë siguri përpara se të lëvizë në këto pozicione.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img