Friday, May 17, 2024

Shqipëria, gati për Moldaninë. Nesër, ora 20:45 në “Air Albania”

Lexo

Kuqezinjtë tanë janë gati për sfidën e dytë të Kualifikuese të Europianit 2024. Trajneri Sylvinho, duket se ka gati formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë . Por, për habinë e të gjithëve, në seancën e pasdites së enjte, ai zbriti në fushë me formacionin e dytë, duke lënë në sallën e forcës të gjithë emrat më të kuotuar për të zbritur në fushën e “Air Albania” të shtunën në orën 20:45.

Tekniku brazilian ndoshta kërkon që të mos rrezikojë me dëmtime të tjera dhe vendimi i tij për t’u stërvitur me linjat e dyta duket i kuptueshëm në një situatë të tillë. Gjithsesi, nga ajo që u vu re në fushën stërvitore, aty7 mungonin të dy portierët dhe kjo është pikepyetja e vetme pasi nuk dihet ende kush mes Strakoshës së Berishës do të luajë titullar por në pjesën tjetër skuadra duket se është caktuar.

Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj në katërshen e tërhequr me Bajramin dhe Baren që do të rreshtohen përpara Ramadanit në pozicionin e shkatërruesit. Sulmi nuk ndryshon nga ai titullar i transfertës së Polonisë pasi Uzuni dhe Asani do të veprojnë nga krahët për të mbështetur qëndrën Sokol Cikalleshi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img