Monday, November 25, 2024

Merkato-Vllaznia zyrtarizon dy blerjet e fundit. Portieri Jurgen Mehidri dhe sulmuesi Bujar Hajdari vishen kuqeblu

Lexo

Që prej ditës së sotme, portjeri i ardhur nga ekipi Korabit të Peshkopisë së kategorisë së parë, Jurgen Mehidri dhe sulmuesi Bujar Hajdari që vjen nga Shkupi i kampionatit të Superligës së Maqedonisë së Veriut, janë pjesë zyrtare e Vllaznisë për një afat tre vjeçar.

Nga sa bëhet e ditur, dy futbollistët në fjalë kanë mbërritur prej dy ditësh në kampingun Medjugorje të Bosnjes duke iu bashkuar Vllaznisë në proçesin stërvitor, ndërkohë që sot ka ardhur edhe prezantimi nga ana e drejtorit sportive, Elvis Plori duke u zyrtarizuar me uniformën kuqeblu.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga ana e klubit kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img