Wednesday, November 19, 2025

Merkato-William Cungu transferohet në Kroaci. Djali i trajnenit shkodran Armando Cungu largohet nga Kosova duke firmosur për skuadrën kroate Zmaj Makarska

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Merkatoja dimërore është shfrytëzuar nga futbollisti shkodran William Cungu për një transferim nga kampionati kosovar në atë kroat.

I konsideruar si një mesfushor cilësor dhe i perspektives, pasi kaloi me sukses ekipet e grupmoshave të Akademisë së Futbollit Vllaznia, së fundmi edhe U21 dhe ekipin e parë, pjesë e parë të sezonit 2024-2025 luajti për Vëllaznimin e  Gjakovës.

Mosha e tij e re, vetëm 20 vjeçare, si dhe vlerat e shfaqura në fushën e lojës për pjesën e parë të sezonit, bënë që për William Cungun, djalin e ish futbollistit të njohur kuqeblu dhe trajnerit të suksesshëm me disa skuadra të Shqipërisë, Armando Cungu, të mbërrinin disa oferta nga menaxherë të ndryshëm. Për momentin, Cungu i vogël, William, preferoi kampionatin kroat duke firmosur me skuadrën e tij të re, Zmaj Makarska.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img