Saturday, April 27, 2024

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka largohet nga Arsenali

Lexo

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, pas shtatë vitesh lnuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit edicionin e ardhshëm. Sipas “The Sun”, Xhaka do të largohet nga ekipi londinez këtë verë dhe mësohet se palët tashmë janë pajtuar me këtë vendim, pasi Xhaka pritet që të transferohet në Bundesligë. Ai do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, ekip që po insiston për shërbimet e tij.

Në marrëveshjen për Xhakën, ekipi gjerman do ta përfshijë sulmuesin e krahut, Moussa Diaby, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Arsenalit.

Xhaka, 30-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin e ardhshëm, me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2016. Ai ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë po aq asistime në të gjitha garat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img