Më në fund trofeu është i tij. Lionel Messi sot realizoi ëndrrën e tij duke mundur në finalen e Kupës së Botës Francën falë penalltive 4-2.
Messi është shpallur si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror të mbajtur në Katar. Ai shënoi shtatë gola dhe tri asistime, për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij Botërori. Fitoi Topin e Artë të Kampionatit Botëror, për t’u konfirmuar si më i miri i këtij turneu.
Kupa e Botës ishte e para për Messin dhe e 3 në histori për Argjentinën. Ndërkohë, Messi tha se pas Kupës së Botës 2022, do të tërhiqet nga Kombëtarja.