Thursday, April 25, 2024

Macron ngushëllon Mbappe dhe reagon pas humbjes së Francës

Lexo

Emmanuel Macron është tifozi kryesor i kombëtares franceze. Presidenti i Republikës franceze ka ndjekur finalen e Kupës së Botës nga tribunat e stadiumit Lusail.

Reagimi i parë i Emmanuel Macron pas humbjes së Francës në finale ndaj Argjentinës erdhi në Twitter. Presidenti francez, i cili ndodhet në Doha ku ndoqi finalen e madhe, megjithëse i trishtuar nga rezultati, mbajti kokën lart duke shkruar në Twitter: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.

Macron është kapur nga kamerat televizive duke festuar furishëm “kthimin” e Francës për të fituar kupën, megjithatë finalja nuk ishte ajo që ai dëshironte… Pas përfundimit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img