Thursday, May 9, 2024

MFC Panthers, i papërmbajtshëm. Ekipi i drejtuar nga Fatmir Axhani kryeson Kampionatin 9×9 me 2 fitore radhazi dhe me golaverazh 7-0

Lexo

Futura Dent(Tiranë)-MFC Panthers(Shkodër) 0-4

(Shënues: Asar Bashi 2, Adi Mehja, Besfort Gjoklaj)

Formacioni i Panthers: Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Valdano Nimani, Brendon Smajli, Semir Gokaj, Admir Mehja, Albert Mila, Oltion Drabeja, Ardit Mesi, Fatjon Nutaj, Ergin Axhani, Eglant Berhani, Izmirald Osmani, Redi Osmanage, Asar Bashi. Trajner Fatmir Axhani

MFC Panthers, ekipi shkodran i futbollit, i cili drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani, po bën një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin e Futbollit 9×9  “Sunday League”. Pas startit shumë pozitiv në javën e parë të kampionatit duke mundur në transfertë ekipin kryeqytetas, FC Jata me rezultatin 3-0, MFC Panthers regjistroi fitoren e dytë radhazi në javën e dytë të kampionatit.

Këtë radhë, përballë ekipit Panthers të Shkodrës ka qënë ekipi Futura Dent(Tiranë). Një ndeshje kjo  dominuar tërësisht nga ekipi shkodran, për të cilin flet vetë rezultati i thellë 4 me 0 në favor të Panthers.

Për ekipin e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani, 2 nga 4 golat e shënuar kanë firmën e Asar Bashit, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Adi Mehja dhe Besfort Gjoklaj.

Në këtë mënyrë, pas dy ndeshjesh, me dy fitore respektive, 3-0 dhe 4-0 dhe me një golaverazh shumë pozitiv, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, MFC Panthers kryeson kampionatin me pikë të plota.

Kampionati Kombëtar i futbollit 9×9 “Sunday League”, i cili organizohet nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit me pjesëmarrjen e 36 skuadrave të ndarë në dy grupe është në vitin e tretë radhazi të konkurimit.

MFC Panthers, me president Ergi Axhani, është skuadra e vetme nga rrethet që konkuron në këtë kampionat, dhe ashtu siç premtoi trajneri Fatmir Axhani pak ditë përpara fillimit të kampionatit, se skuadra e tyre ka objektiv trofeun, një gjë e tillë duket se po konkretizohet, kur në dy javë kampionat është kryesues i renditjes me dy fitore bindëse, 3-0 ndaj FC Jata, dhe sot 4-0 nga Futura Dent Tiranë.

Javën e ardhshme, në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit, MFC Panthers Shkodra do të luajë përballë skuadrës kryeqytetase, Albamer.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img