Monday, November 25, 2024

Miqësorja, Inter-Egnatia. Nevil Dede përgëzon lojën e rrogozhinasve. Komplimenton portjerin Sherri dhe sulmuesin Duamena

Lexo

“Më pëlqeu Egnatia, për mënyrën si e menaxhoi ndeshjen. Kisha merak pjesën fizike. Do të bënin më mirë, po të ishin më lartë fizikisht. Treguan personalitet. Sherri dhe Duamene, treguan që futbolli shqiptar është zhvilluar dhe klubet shqiptare, po organizohen më së miri. Nuk do të doja të flisnim shumë taktikisht.

Diferencat janë, problematika kryesore që u shfaq sot, ne na intereson zhvillimi i futbollit shqiptar dhe Egnatia. Interpretimi i skuadrës sonë ishte i mirë, por diferencat ishin. Kemi pësuar 15-20 goditje në portë. Taktikisht u përballëm denjësisht me Interin, nuk është e thjeshtë të përballesh me nivele të tilla, vendi i dytë në Europë, në Champions.

Impenjimi i lojtarëve në fillim nuk ishte i duhuri, personaliteti duhet të preket më shumë. Ne fitojmë shumë nga këto miqësore. Egnatia nuk mund të bënte dot më shumë se kaq. Ne nuk jemi më futboll i vazos së katërt, pretendojmë të jemi mes vazos së tretë dhe të dytë”, tha ndër të tjera në emisionin “Skaner”-MCN, specialisti i futbollit, Nevil Dede.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img