Saturday, July 27, 2024

Egnatia dhuron spektakël për 70-të minuta ndaj Interit të famshëm, por dorëzohet në fund. Shkëlqen portjeri Alen Sherri!

Lexo

Inter-Egnatia 4-2(Barela 56’, Lautaro 80’, 83’, Stabile 90’/Duamena 6’, Fernando 68’)

Inter:Zomer(Audero 73),Darmian(Bisek 73),De Vraj(Stabile 83),Bastoni(Stankoviç 83),Dumfris(Kuadrado 73),Barela(Asllani 73),Mkhitarjan(Fratesi 73),Çalhanoglu(Sensi 73),Dimarko(Lazaro 73),Lautaro(Sarr 83),Turam(Korrea 73) Trajner:Simone Inzagi

Egnatia:Sherri,Malota,Xhemajli,Memolla,Lila,Zejnullai,Aleksi,Fernando(Isgandarli 75),Ndreca(Ahmetaj 83),Duamena(Janku 83),Paulauskas(Kasa 75) Trajner:Edlir Tetova

Arbiter:Xhovani Ajroldi

Egnatia tregon dhembet per 68 minuta loje duke dhuruar spektakel ne stadiumin “Paolo Maza” te Ferrara-Itali. Miqesorja e shumepritur mes Interit vendas dhe Egnatias mysafire  pritej te dominohej bindshem nga skuadra finaliste e Liges se kampioneve. Por, per hir te se vertetes, Egnatia surpizon me lojen e saj dinjitoze duke qene, jo vetem e barabarte me skuadren italine, por ne shume raste edhe kercenuese ne porten kondershtare.

Me nje portjer cilesor si shkodrani Alen Sherri, me i miri ne fushen e lojes per te dyja skuadrat, por edhe me pjesen tjeter te skuadres, Egnatia duket si nje mur i pakalueshem, ku rastet e Inter bllokohen nga rrogozhinasit.  U duk qartazi se Egnatia nuk ishte kalimtare ne fushe dhe shenoj e para me pas pjesa e pare do te dhuronte shanse te arta per Inter dhe askush prej tyre nuk shenon.

Nje rast Egnatia nje gol ne pjesen e pare, pese raste flagrante Inter asnje gol. Me pas pjesa e dyte flet totalisht ndryshe. Fillimisht Inter tregon se di te shenoj me te gjithe futbollistet dhe eshte Barela qe realizon me nje aksion te bukur. Pas nuk ngelen pas miqte nga Rrogozhina dhe njeriu i sezonit te kaluar ne mesfushe Fernando tregon klas nga penalltia.

Por duket se kjo penallti ve ne levizje Simone Inzagin i cili nderron shume prej lojtareve ne fushe duke mar frenat e lojes ne dore. Dhjete minuta ferri per Egnatian dhe dy here i njejti lojtar Lautaro kthen ne feste Interin dhe pse penalltia dukej me teper nje vjedhje e tij. Ne fund te sfides ka vend edhe per lojtaret e Akademise qe te tregojne vlerat e tyre dhe pikerisht 19 vjeçari Stabile gjen golin e fundit te sfides.

Ajo cfar vlen te theksohet ne kete miqesore ishte puna e shume lojtareve duke nisur qe nga portieri Sherri e deri te sulmuesit Duamena e Kasa. Ndoshta ka vend per nje qartesi me teper ne mbrojtje ose ndryshim skeme pasi lane per te deshiruar dyshja Lila e Malota, te cilet duhet te tregoheshin me te kujdeseshem, ndersa si ndeshja e pare tek Egantia paraqitje e mire per Edison Ndrecen i cili thuajse ben mire ne krahun e majte.

Egnatia hirushja e Abisnet Superiore me kete ekip duket se do te jete serish kocke e forte e kampionatit dhe jo rastesisht u renditen te tretet sezonin e kaluar, ndersa Inter thjesht ben detyren sepse fjalet jane te pakta per tu thene, nenkampion Europe qe fundja beri cfar deshi ne kete ndeshje.

Fatos Lamaj

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img