Monday, September 16, 2024

Miqësorja me Bosnjen Futboll Femra/ Trajneri i Kombëtares, Armir Grima zhvillon seancën zyrtare në stadiumin boshnjak

Lexo

Bosnje Hercegovinë-Shqipëri është miqësorja ndërkombëtare në futboll për femra që do të luhet premte duke filluar nga ora 16:00. Pas grumbullimit 3 ditor në Kompleksin turistiko-sportiv “Gardenland Resort”-Barbullush Shkodër, kombëtarja e futbollit të femrave e drejtuar nga trajneri Armir Grima është nisur mëngjësin e së martës nga Shkodra në drejtim të Bosnjes. Zyra e shtypit e FSHF-së bën të ditur se Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar pasditen e të enjtes seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Bosnje-Hercegovinën që luhet në orën 16.00 të së premtes.

Stafi teknik, me në krye trajnerin Armir Grima e zhvilloi këtë seancë zyrtare në qendrën stërvitore të ekipit Kombëtar të Bosnjes, ku do të luhet edhe sfida. Tekniku kuqezi e pati të plotë grupin e vajzave, të cilat janë gati për ndeshjen e nesërme.

Në një prononcim për fshf.org trajneri Armir Grima foli për gjendjen e skuadrës, për miqësoren e nesërme dhe çfarë pret nga vajzat si dhe për afrimin e elementeve të reja në skuadër.“Gjendja e vajzave duket optimale. Mendoj se kemi përzgjedhur ato vajza që mendojmë se do të jenë pjesë e ekipit Kombëtar tani e në vazhdim dhe t’i shohim në ndeshje zyrtare dhe t’i seleksionojmë, ta dimë se kë kemi të gatshme për eliminatoret e ardhshme”

Miqësorja me Bosnjen– Kjo miqësore ndoshta është në kohën e duhur sepse duke mos pasur shumë aktivitet në këtë kohë pandemie, për ne ka ardhur në kohën e duhur. Falenderoj edhe personat në Federatë që kanë arritur ta sigurojnë këtë miqësore. Presim nga kjo ndeshje që secila vajzë të shikojë nivelin se ku është, mundësitë dhe cilësitë që ka, si të atyre që dimë, por edhe të atyre që kemi marrë për t’i testuar dhe për t’i kontrolluar për ecurinë në vazhdim në ekipin Kombëtar- tha Grima.

Elementet e reja në skuadër– Këto grumbullime dhe këto ndeshje besoj se i vlejnë të ardhmes së këtyre vajzave. Kemi grumbulluar vajza të reja dhe do të vazhdojmë prapë të grumbullojmë vajza të reja, që të ndihen të rëndësishme, të ndihen që me punë, mundesh jo vetëm të luash tek ekipi yt, por duke punuar fort mund të jesh edhe pjesë e Kombëtares, që besoj është maksimumi për një futbolliste të re ose për një futbolliste që luan në kampionatin shqiptar – përfundoi fjalën e tij trajneri kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img