Saturday, May 4, 2024

Nisma e Drejtorit të A. Vllaznia, Alban Neziri për nderimin e figurave të artit shkodran me uniformën e Vllaznisë

Lexo

Ish futbollisti i Vllaznisë, Teutës dhe i disa skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, Alban Neziri, sot në cilësinë e Drejtorit Teknik të Akademisë së Futbollit Vllaznia, ka marrë përsipër të nderojë figurat e artit shkodran duke i dhuruar uniformën e Vllaznisë. Bëhet fjalë për artistët shkodranë që njihen si tifozë të zjarrtë të Vllaznisë në vite.

Nisma interesante e Alban Nezirit filloi me Bujar Qamilin, shumë i njohur si tifoz i Vllaznisë, i cili në rininë e tij ka luajtur edhe vetë futboll, dhe më pas si tifoz është ndër të paktët që e ndjekë skuadrën e zemrës kuqeblu, jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë. Kënga e tij për Vllazninë ka qënë prej vitesh një himn për shkodranët, ndërsa është në process për përgatitjen e këngës së re.

Dy emrat e radhës që janë pjesë e nderuar e artit shkodran dhe atij shqiptar që janë nderuar nga drejtoi i Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Neziri janë Osman Mula dhe Besnik Çinari, tifozë të thekur në vite të Vllaznisë.

I pari, Osman Mula, muzikant dhe regjizor ndër më të mirët e vendit tonë, i spikatur edhe në realizimet e dokumentarëve sportiv për sportin shkodran. Dhe i dyti, Besnik Çinari, aktori i Teatrit Migjeni që në karrieren e tij artistike, humorin e tij të hollë e ka vënë në dispozicion të sportit dhe sidomos të futbollit. E veçanta për Besnik Çinarin ishte se dhurimi i uniformës së Vllaznisë u bë në një ditë të shënuar, si ajo e 67 vjetorit të lindjes së tij.

Por, nuk mbaron këtu, sepse në listën e Alban Nezirit, sigurisht i mbështetur edhe nga drejtuesit e KF Vllaznia, është nderimi edhe për figura të tjera të nderuara të artit dhe jo vetëm, të atyre që e ndjejnë peshën e fanelës së Vllaznisë, aty që jetojnë me emocionet që i sjellë skuadra e qytetit të tyre, dhe që në fakt janë të shumtë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img