Friday, May 3, 2024

Futboll Liga e Europës-Çerekfinalet/Ajaks-Roma 1:2, italianët një hap drejt kualifikimit

Lexo

Ndër takimet e para çerekfinaleve të Ligës së Europës në futboll të luajtura mbrëmjen e së enjtes, ai që spikati më shumë ishte dueli Ajaks-Roma. Ballafaqim ky që dhuroi jo pak emocione, ku italianët arritën të fitojnë me përmbysje pas avantazhit më herët të vendasve. Ndeshja e luajtur në Stadiumin “Johan Krojf Arena”, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1. Pjesa e parë ka qenë kryesisht e barazpeshuar, me Romën më të rrezikshme kur fillimi ka paraqitur dy raste për skuadrën mysafire por pa ia arritur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërkaq, në 15 minutat e fundit të pjesës së parë ka qënë Ajaksi që ka rrezikuar më shumë, madje edhe shënuar me anë të Klaassen 39’ duke e mbyllur pjesë e parë në fitim të tyre me rezultatin 1 me 0.

Hollandezët patën mundësi ta dyfishjojnë avantazhin kur në minutën e 53-të ka penallti për to, por Dushan Tadiç gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit. Vetëm 4 minuta më pas, Roma i ndëshkon vendasit me Pellegrini 57, duke barazuar shifrat edhe falë një gabimi të portierit vendas. Vendasit shtojnë përpjekjet për të gjetur golin e avantazhit, por nga ana tjetër janë italianët që shënojnë përsëri në portën e Ajaksit. Kjo ndodhë në minutën e 87-të me autor Ibanez 87’, i cili i jep fitoren skuadrës së tij me rezultatin 2-1 duke i dhënë një shans më shumë për për kualifikim në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Në sfidat e tjera, Mançester Junajtid ka arritur të marrë një fitore 2-0 në transfertën me spanjollët e Granadas. Rashford në pjesën e parë dhe Bruno Fernandes me penallti në fund të takimit janë autorët e golave. Një gol i Moreno me penallti në fundin e pjesës së parë i ka dhënë fitoren 1-0 Vilarealit në fushën e Dinamos së Zagrebit. Zhgënjen Arsenali si skuadër pritëse, vetëm 1-1 përballë Slavias së Pragës. Goli i Pepe 86’ u barazua nga Holes 90’+4.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img