Miqësorja me Teutën. Nga porta në sulm,Vllaznia me emra të rinj në formacion

Teuta: Dema, Kruja, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Peposhi, Gjumsi, L.Vila, Fili, Daci Trajner:DiegoLongo  

Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Ceshmedjev, Mala, Boshnjaku, Sala, Krymi, Dodev, Gruda, Balaj. Trajner:Migen Memelli

Gjyqtar:Florjan Lata, Heraj Lisaku, Mateo Syziu

Ndryshe nga sa mendohej, Vllaznia e ka filluar miqësoren me Teutën me ndryshime në formacionin e parë. Në krahasim me dy miqësoret e mëparshme të luajtuara në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, atë me me Laçin që u humb 2 me si dhe me ulqinakët e Otrant që u fituan 2 me 0, tekniku Migen Memelli, e ka filluar miqësoren me durrsakët me emra të rinj. Ato nisin nga porta, ku në vend të Kristi Qarrit, në fushë është Mëhidri i ardhur nga Korabi i Peshkopisë, për të vijuar me mesfushën ku spika Sala si dhe në sulm Dodev.

Mehidri, Smajli, Juriç, Cheshmedjiev, Sala, Krymi, Boshnjaku, Mala, Gruda, Dodev dhe Balaj. Kë është formacioni i parë me të cilin Vllaznia e ka nisur këtë miqësore, ndërkohë që gjatë ndeshjes Memelli pritet të bëjë edhe zëvendësimet e mundshme në skuadër.

Për treshen, Mehidri, Sala dhe Dodev është hera e parë që e nisin ndeshjen si titullar, ndërkohë që në ndeshjet europiane, si dhe ato miqëre kanë luajtur si zëvendësues.

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu