Sunday, October 13, 2024

Spahia, nderon shkodranët. Teuta-Vllaznia, 1-1. Pas avantazhit të durrsakëve në pjesën e parë, goli i Spahisë në fund të ndeshjes, fikson barazpeshën e miqësores në “Niko Dovana

Lexo

Teuta-Vllaznia  1-1(Shënues: Peposhi 43’, Spahija 85’)

Teuta: Dema, Kruja, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Peposhi, Gjumsi, L.Vila, Fili, Daci Trajner:DiegoLongo  

Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Ceshmedjev, Mala, Boshnjaku, Sala, Krymi, Dodev, Gruda, Balaj. Trajner:Migen Memelli

Gjyqtar:Florjan Lata, Heraj Lisaku, Mateo Syziu

Nje Vllazni me dy fytyra ne miqesoren e luajtur pasditen e sotme ne “Niko Dovana”.  Pjesa e pare thuajse e pergjumur e ekipit shkodran ku veshtiresia me e madhe u duk ne organizimin e ndeshjes dhe pse me Krymin e futur ne fush mungonte truri i ekipit. Nje gol i mesfushorit Peposhi ne minuten e 43 pas krosimit te zona e 5 metershit aty gjendet i zbuluar dhe nuk e ka te veshtire per ta shtyre topin drejte rrjetes.

45 minuta e para qe folen me teper per durrsaket, ndersa pjesa e dyte totalisht ishte ne favorin e Vllaznise. Disa inkursjone nga krahet dhe topa te futur ne zone nuk gjenin hapesiren e duhur per ta cuar topin ne rrjete. Eshte Balaj fillimisht qe humbet nje shans te arte perballe portierit me sulmuesin qe godet lehte dhe me pas Gruda gjuan fort ne pozicion diagonal por topi kalon ngjitur me shtyllen.

Minutat e fundit behen me emocionuese, me nje Vllazni qe eshte ne kerkim te golit te barazimit. Kuqeblute jane fare prane golit, kur pas nje krosi te perpikte nga ana e Flori Spahise nga e majta, eshte Çoba qe godet traversen e portes durrsake. Nuk vonon, dhe vetem pak minuta me pas, te 85-ten minute, eshte Vllaznia qe ka te drejten e nje goditje kendi. Eshte mesfushori Rejan Alivoda qe kroson ne zone, aty ku mbrojtesi Spahia, nder me te miret e kuqebluve ne pjesen e dyte, i ardhur ne ndihme te sulmit godet bukur me koke duke shenuar golin e barazimit.

Nuk ke me kohe, edhe pse te dyja skuadrat kerkojne te shfrytezojne minutat e mbetura, gjyqtari kryesor Lata vershellen per mbylljen e te gjithe ndeshjes duke fiksuar rezultatin e barabarte 1 me 1.  Nje Vllaznia me dy fytyra, sic thane me heret, ku duket qe nderrimet e kryera nga trajneri Memelli sollen dhe ndryshimin e lojes ne pjesen e dyte.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img