Miqësorja, Shqipëri-Estoni, barazim pa gola, 0 me 0 Shqipëri-Estoni(Miqësore) 0-0

Shqipëria: Selmani, Veseli, Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Seferi, Vrioni. Trajner: Reja

Estonia: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov. Trajner: Haberli

Pas një barazimi në transfertë me Islandë, dhe humbjen në shtëpi me Izraelin, ndeshje këto të vlefshme për Ligën e Kombeve, kuqezinjtë e kombëtares shqiptare të drejtuar nga trajneri Edi Reja luajtën sot miqëren duke pasur përballë kombëtaren e Estonisë.

Një miësore kjo, të cilën stafi teknik e ka shfrytëzuar për të bërë rotacion në formacionin  e parë duke i dhënë mundësi lojtarëve më të rinjë të marrin minutat e duhura në fushën e lojës.Trajneri Reja ka paraqitur një formacion me shumë ndryshime, një skuadër eksperimentale, që ka bërë detyrën e saj deri në metrat e fundit, aty ku sëmundja e vjetër, mungesa e saktësisë, vazhdon të na ndjekë.

Takimi i luajtur hënën në Stadiumin “Arena Kombëtare” duke filluar nga ora 18:00 ka parë një pjesë të parë të vakët në raste, me një qarkullim dhe kontroll më të madh topi nga ana e kuqezinjve dhe një dialog i gjatë me lojën mbrojtëse të përfaqësueses estoneze, por mungojnë rastet e pastra për shënim.

Seferi është gjithnjë kërkues para portës kundërshtare, por pa saktësinë e duhur, kjo dhe për meritë të kundërshtarit, ndërsa në minutën e 32-të, Vrioni ka mundësinë më të mirë, por godet mbi shtyllën horizontale të portës mike. Pjesa e parë mbyllet kështu me rrjeta të paprekura, me kuqezinjtë më kërkues dhe estonezët që mbrohen mirë.

Pjesa e dytë do të shohë trajnerin Edoardo Reja të fusë në fushën e lojës Uzunin dhe Brojën dhe loja do të ndryshojë dukshëm. Menjëherë është Çekiçi që godet rrezikshëm nga një goditje dënimi, portieri i Estonisë bën mrekullinë në minutën e 46-të, ndërsa 7 minuta më pas, përsëritet skena dhe përsëri Çekiçi godet, por përsëri Igonen devijon një tjetër goditje dënimi e ekzekutuar mjeshtërisht nga sulmuesi kuqezi, por rezultati mbetet i bardhë 0-0.

Edhe pse pritej një gol në portën kundërshtare, është Estonia që në minutën  e 59-të rrezikon seriozisht portën kuqezi, është Poom që godet me kokë, por pa arritur të gjejë kuadratin. Në minutën e 73-të, Uzuni provon me një goditje të zgjuar, por pa sukses. 15 minutat e fundit e lojës do të shohë Kombëtaren të ngulmojë, por Estonia mbrohet mirë dhe gjithçka do të mbyllet me një barazim pa gola.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu