Monday, May 6, 2024

Taekwondo-Turneu Ndërkombëtar “Shkodra Open”. Vllaznia e dyta si ekip, shkodrani Aron Duka sportisti më i mirë i aktivitetit

Lexo

“Shkodra Open Taekwondo”, ishte Turneu Ndërkombëtar i Taekëondo-s për kategoritë kadet, junior e senior, i organizuar të dielen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Një turne ndërkombëtar i këtyre përmasave ky që vjen për herë të parë në qytetin e Shkodrës me nismën e ekipit të Vllaznisë që ishte organizatori kryesor duke pasur edhe mbështetjen e Bashkisë Shkodër.

Mbi 270 sportistë, përfaqësues të 24 ekipeve nga katër shtete, Itali, Kosovë, Mali i Zi dhe Shqipëri, konkuruan në kategoritë e peshave të ndryshme për të fituar trofetë përkatës.

Si zakonisht, Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Elion Puka ishte figura kryesore e aktivitetit. E përfaqësuar me 60 sportistë, një pjesë e mirë debutues për herë të parë në një aktivitet të tillë madhor ndërkombëtar, ekipi kuqeblu ishte pretendent kryesor për fitimin e trofeut ekipor, por në rivalitet të fortë me Tiranën, ishte skuadra kryeqytetase që meritoi vendin e parë duke lënë në vend të dytë Vllazninë dhe në të tretin, atë të Ulqinit nga Mali i Zi.

Ndërkohë, në aspektin individual, nga ekipi i Vllaznisë do të dilte sportisti më i mirë i krejt aktivitetit. Ai është Aron Duka, i cili krahas titullit kampion të fituar në peshën e tij konkuruese, është shpallur  sportisti më i mirë i aktivitetit për kategorinë e para të rinjve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img