Sunday, November 24, 2024

Miqësorja, Shqipëri-Kili, Silvinjo zyrtarizon formacionin e parë. Armando Broja në stol!

Lexo

Miqësorja Shqipëri-Kili, e cila luhet sonte në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas duke nisur nga ora 20:45 ka marrë vemendjen e plotë të tifozëve kuqezi, jo vetëm të atyre që jetojnë në Itali, por edhe shumë e shumë të tjerë të ardhur nga shtete të ndryshme europiane, pa lënë mënjajë ato që kanë udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të shijuar nga afër këtë sfidë të rëndësishme përgatitore në prag të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”.

Ajo që është pritur me shumë interes ka pasur të bëjë me emrat e titullarëve që ka përzgjedhur trajneri Sylvinjo për këtë ndeshje. Kryesisht diskutimet më të mëdha kishte marrë rasti Broja, nëse do të përzgjidhej nga Silvinjo të luante nga minuta e parë, apo jo.

Në fat, gjatë dy ditëve të fundit, bazuar edhe në deklaratën e pragndeshjes në konferencën për shtyp që trajneri Silvinjo dha një ditë para ndeshjes, u mendua se Broja do ta niste ndeshjen nga minuta e parë.

Por, vendimi zyrtar që trajneri dorëzon një orë përpara ndeshjes tek arbitrat e ndeshjes, emri i Armando Brojës nuk figuron të jetë në fushë nga minuta e parë, gjë e cila me të gjitha gjasat do të bëhet i mundur gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Mario Mitaj, Jasir Asani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Ky është formacioni i kombëtares së Shqipërisë në miqësoren e mbrëmjes së somte që nis në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas-Itali.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img