Thursday, May 9, 2024

Mirel Josa rikthehet me fitore në krye të Laçit. Kurbinasit mposhtin Tiranën në transfertë, 1-3 dhe ngjiten në vendin e tretë të klasifikimit

Lexo

Tirana-Laçi   0-3

(Shënues: Sobouejll 41′, Manellari 90’+1′, Taleb 90’+4′)

TIRANA: Lika, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Doka, Deliu, Jonuzi, Përgjoni, Latifi, Hasani, Kaina. Trajner: Orges Shehi

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Zhunior, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Tresa, Melo, Sobouejll. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi(Fier)

Tirana-Laçi ishte ndeshja e fundit e javës së shtatë të Abissnet Superiore, e cila ka fiksuar një rezultat befasues. Kurbinasit dalin fitues me rezultatin e pastër 0 me 3. Një fitore në të cilën kontribuan të gjihë futbollistët, por patjetër që merita shkon edhe për trajnerin Mirel Josa, i cili në këtë rikthim të radhës tek skuadra laçjane ka ditur ta dirigjojë ekipin drejt një fitore të merituar.

45 minutat e para mbyllen me rezultatin 0 me 1 në favor të Laçit me gol të shënuar nga Sobouejll në minutën e 41-të. Fraksioni i dytë i ndeshjes ka një reagim nga skuadra vendase e Tiranës, e cila kërkonte barazpeshën në rezultat. Por, nga krahu tjetër, në fushën e lojës është një Laç shumë i vendosur i cili me Dajsinanin e sigurtë në portë, jo vetëm që nuk lejon të preket rrjeta e tij, por nga ana tjetër në limitin e takimit godet edhe dy herë të tjera,

Fillimisht është autori i golit të parë Sobouejll, që në një nga depërtimet e tij klasike në fundoren e djathtë, këtë radhë radhë nxjerr të lirë Manellarin që nuk fal me goditjen e tij të saktë dyfishin avantazhin në 0 me 2.

Bardheblutë kërkojnë të reagojnë përsëri duke u hedhur e gjithë skuadra në sulm, por Laçi bën goditjen numër 3 në këtë ndeshje. Është minuta e 94-tërt, kur me të njëjtin protagonist, Sobouejll, këtë radhë topin ai e kalon tek Taleb duke prodhur golin e tretë.

0 me 3 për Laçin, i cili me këtë fitore të merituar ngjitet shumë në renditje duke mbërritur në vendin e tretë të renditjes. Ndërkohë që pas kësaj humbje, e dyta radhazi, pesha e krizës në radhët e bardhebluve shtohet akoma më shumë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img