Friday, January 17, 2025

Mirel Josa rikthehet në Kosovë, merr drejtimin e KF Vëllaznimi

Lexo

Mirel Josa është zyrtarisht trajneri më i ri i Vëllaznimit duke zëvendësuar ish trajnerin e mëparshëm Leotrim Krasniqi, me të cilin klubi kosovar ndërpreu bashkëpunimin. Pas aventurës së fundit në Kavajë ku drejtoi Besën, Mirel Josa rinis gjithçka në Kategorinë e Parë në Kosovë. Pjesë e kësaj skuadre është edhe futbollisti shkodran, Ëlliam Cungu, mesfushori që ishte pjesë e Vllaznisë U21 si dhe ekipit të parë, por që mungesë hapësire në fushën e lojës u transferua në Gjakovë

Më heret, tekniku ka drejtuar Tiranën, Skënderbeun, Vllazninë në Superiore si dhe Besën e Kavajes në kategorinë e parë. Rikthimi në Kosovë, vjen pas një përvoje të mëparshme me Prishtinën, ndërkohë që tashmë do të drejtojë KF Vëllaznimin.

Njofti zyrtar i KF Vëllaznimit

Mirësevjen Mirel Josa!

Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.

Josa nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore.

Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.

Mirel Josa:

5x Kampion i Shqipërisë

2x Fitues i Kupës së Shqipërisë

2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë

1x Fitues i Kupës së Kosovës

Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img