Mirel Josa zëvendëson Skerdi Bejzaden në drejtimin e Erzenit të Shijakut

I papritur ishte largimi i trajnerit Skerdi Bejzade nga skuadra e Erzenit. Për shkak të rezultateve negative shijkasit kanë larguar trajnerin,pasi ndodhen në vendin e 9-të me 26 pikë dhe rrezikojnë mbijetesën në Superiore.

Në këtë mënyrë ish-timonieri i kurbinasve do të zëvendësojë kështu Bejzaden te klubi shijakas. Ironia e fatit, pasi vlen të theksohet se Mirel Josa zëvendësoi Bejzaden edhe te skuadra e Laçit, teksa tashmë do e zëvendësojë edhe te Erzeni.

Vetëm pak ditë më parë nga skuadra e Laçit u largua Mirel Josa. Pikërisht ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur skuadrën e re. Sipas mediave bëhet me dije se Josa do të drejtojë Erzenin, me palët që kanë arritur marëveshjen mes tyre. Madje, bëhet e ditur se Mirel Josa do të jetë në krye të Erzenit që ditën e nesërme, kur shijakasit janë mysafirë në “Loro Boriçi” për t’u ndeshur me Vllaznisë në kuadër të çerekfinales së dytë të Kupës së Shqipërisë.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu