Prononcimi i trajneri të Diunamos, Luixhi Di Biaxho, pas ndeshjes, Laçi-Dinamo, 0-1
“Djemtë kanë dhënë gjithçka, kanë bërë një pjesë të parë të mirë, por në realitet ishte një ndeshje e vuajtur për shumë arsye. Jam i lumtur se skuadra dha gjithçka, u soll si skuadër e vërtetë dhe kjo duhet të na bëjë krenarë.
Duhet të vlerësoja shumë gjëra, sot duhej ta nisja me një formacion të veçantë se duhej të ishim pak më kompakt. Në pjesën e parë ia dolëm se luajtëm një pjesë të mirë. Në të dytën më pak, edhe për shkak të kartonit të kuq. M’u desh të largoja Allmuçën për dëmtim. Çdo 5 minuta ndodhet diçka, ndaj u desh të ndryshoja 3-4 role të djemve dhe m’u desh të vendosja Lorran majtas, Samake, pastaj Mija, u desh të shpiknim gjëra. Por djemtë u përgjigjën mirë dhe kjo është e rëndësishme. Duhen duartrokitur këta djem, që kanë treguar se janë një skuadër, të përkushtuar për fanellën, por ky duhet të jetë fillimi i një kthese.
Gudjabi ka bërë një ndeshje shumë të madhe se ka luajtur në të gjithë fushën, ka qenë fantastik, por kështu 100% e skuadrës ka dhënë gjithçka në një ndeshje shumë të komplikua. Igli Tare më sjell gjithmonë fat se kam 20 vite që e njoh, e kam mik.
Jam i lumtur edhe pse në pjesën e parë në një ndeshje nën kontroll, kishim pësuar penalltinë e radhës të dyshimtë, në fakt inekzistente. Për fat ishte një pozicion jashtë loje dhe u anulua. E keni parë në këto ndeshje nuk kam folur kurrë për gjyqtarë, nuk jam justifikuar për asgjë. Por kur në një ndeshje ka një penallti kështu, ndryshon ndeshjen dhe një karton i kuq mjaft i dyshimtë. E keni parë çfarë ndodhi në ndeshjen e parë ndaj Tiranës me dy penallti të dhuruara, me Skënderbeun në një aksion të nisur nga një prekje me dorë të dukshme. Ju garantoj që nuk është e këndshme se punojmë, japim gjithçka dhe shpirtin. Është hera e parë që flas për gjyqtarët pas një fitoreje, se është e disata herë. Nëse Dinamo shqetëson, të na e thonë, të paktën e dimë. Se pastaj ka ndeshje që kemi humbur duke luajtur keq, me meritë. Por ka ndeshje që nuk e meritonim të humbin, në varësi të asaj që ndodhi. Po ndalem këtu, jam i inatosur se nuk mund të jepet penallti ashtu. Po marrim këtë fitore të rëndësishme se na duheshin 3 pikët, djemtë do të rikuperojnë dhe do të shkojnë me më shumë besim për ndeshjen e radhës.
Nuk kam nevojë ta rishoh, si me Tiranën e Skënderbeun. Do të doja më shumë vëmendje, se punojmë, japim shpirtin dhe dua respekt, duam respekt.
Ne monitorojmë të gjitha ndeshjet, unë jam përgjegjës i zgjedhjeve në të mirë e të keq. Nëse është bërë një zgjedhje, ata në fushë e meritojnë sa dyfishi i të tjerëve. Komplimente atyre që u futën se është Mija i cili ka hyrë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, si Samake, Bardhi. Në ndeshje në një kampionat, në trajner nuk e ndihmojnë 11 titullarët, por lojtari i 20-të. Këto janë rregullat e lojës, ata janë lojtarë, unë zgjedh.
Penalltinë e anuluan për pozicion jashtë loje. Më vjen keq të shoh gjithmonë diçka kundër nesh. Falë zotit është VAR-i. Nëse doni të kuptoni, mirë, nëse doni të bëni sikur nuk ndodh asgjë, në rregull.
Presidenti i kënaqur? Erdhi koha, po prisnim këtë fitore prej pak kohësh. Duhet të vazhdojmë, nuk mund të kënaqemi me kaq”, tha ndër të tjera për “MCN trajneri i Dinamos, Di Biaxho” pas ndeshjes, Laçi-Dinamo, 0-1.