Kastrioti ia arriti të ndalë Vllazninë brenda në fushën e saj me një barazim shumë të dyluftuar. Një pikë që e ka gëzuar jo pak trajnerin krutan Ramadan Ndreu, por gjatë prononcimit dhënë pas ndeshjes në “Loro Boriçi”, njëshi i pankinës së Kastriotit ka pretendime edhe për një penallti në favor të skuadrës së tij.
“Isha i bindur që lojtarët do të japin maksimumin në fushën e lojës. E vëzhguar nga afër Vllazninë duke më krijuar idenë që është skuadër që po të lëshoi terren, të vë në vështirësi. Në lidhje me gjykimin, mund të them se është një penallti e pastër në favor të skuadrës tonë, që se kuptoj pse se ka dhënë arbitri. Unë e kam natyrën që ata që na takon duhet të na i japë, arbitri ishte i aftë shumë e mirë. Penalltitë që janë në favorin tonë është e vështirë të na i japin, një penallti kemi marrë, ajo është boks. Në pjesën e parë ishim thuajse perfekt, nëse do të tregoheshin pak më të kujdesshëm dy anësorët, sepse Vllaznia i kishte bosh krahët, mund t’i vendosnim në vështirësi. Çelësi jonë, treshja e mesit ishte, Moraesh është një lojtar i shkëlqyer, është e vështirë t’ia marrësh topin. Më ka zgjidhur problemin e nxjerrjes së topit. Jam i kënaqur edhe nga Rei edhe nga Xhulio. Ajo treshe mendoj se ka qenë çelësi i suksesit. E kam thënë dhe e përsëris, piktorë nuk dua në fushë, dua lojtarë që të luftojnë dhe të japin maksimumin. Iu kam thënë lojtarëve sot, që është koha për të luftuar, për të dhënë maksimumin. Mungesat u zëvendësuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Në lidhje me vazhdimësinë, duhet që kokën ta mbajmë para dhe mbrapa. Rezultatet e sotme na shkuan përshtat, hapi fals i kundërshtarit të motivon për të luftuar më shumë. Ai që vrapon, punon dhe sakrifikon, ia del çfarëdo skuadër të ketë përpara”, përfundoi tekniku i Kastriotit, Ramadan Ndreu.