Friday, April 26, 2024

Mori vlerësime për dy miqësoret e mëparshme, Reja ftesë Gurishtës edhe për miqësoret me Italinë dhe Armeninë

Lexo

Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta, duket se po realizon një ëndërr të kahershme të tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë. Përformacat e tij të shkëlqyera me skuadrën kuqeblu tërhoqën vemendjen e teknikut Edi Reja për ta bërë pjesë të kombëtares për dy miqësoret me Arabinë Saudite dhe Katarin.

Dy ndeshje këto që kapiteni kuqeblu duke u aktivizuar titullar me uniformën kuqeblu në pozicionin e tij të preferuar, atë të mbrojtësit të djathtë, morën vlerësime shumë pozitive nga tekniku Reja dhe stafi i tij teknik.

Është kjo arsyeja, që tekniku i kuqezinjëve ka vendosur që në ndryshim nga pjesa tjetër të e të thirrurve në dy miqësoret e mëparshme, ta ketë Gurishtën edhe në dy miqësoret e radhës, atë me Italinë dhe Armeninë. Së bashku me Gurishtën, nga kontigjenti i kampionatit shqiptar, në listën e dy miqësoreve të radhës janë edhe Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.

Trajneri Edoardo Reja ka shpallur sot listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në Kombëtaren shqiptare për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Të gatshëm për dy testet do të jenë pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të Kombëtares, ndërsa do të ketë disa mungesa të ndikuara nga problemet fizike.

Bien në sy rikthimet e Berat Gjimshitit, Marash Kumbullës, Keidi Bares apo Qazim Laçit, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh dhe tani janë rikuperuar plotësisht. Është rikuperuar edhe Ernest Muçi i cili gjithashtu do të rikthehet me ngjyrat kuqezi.

Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj me sulmuesin që ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën për t’u përgatitur për dy miqësoret, ndërkohë që po të dielën trajneri Edy Reja do të dalë në një konferencë për median ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e tij dhe për objektivat.

Miqësorja, Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45, ndërsa Shqipëri-Armeni luhet më datë 19 nëntor duke nisur nga ora 17:30.

Më poshtë, edhe lista e Kombëtares me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img